Aplikacion
Qëllimi i vizitës ishte që të shikonte nga afër ambientet ku ruhen vaksinat e prodhura nga kompania e tij, siç paralajmëroi kryeministri Rama që e shoqëroi atë në ambientet e QSUT ku mbahen vaksinat e Pfizer.
“Me kënaqësinë e mikpritjes në Shqipëri të shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje”, shkruajiti ai në Facebook.
Shqipëria është ndër të paktat vende që shefi i Pfizer ka vizituar në këtë periudhë. Vaksinat e Pfizer duhet të ruhen në minus 70 gradë për të qenë efektive. Nëse vaksinat nuk do të ruhen në kushtet e duhura, fatalitetet mes të vaksinuarve do të dëmtonin edhe besueshmërinë e kompanisë.
Ndaj shqetësimi se vende si Shqipëria mund të mos i kenë kushtet e përshtatshme duket e ka detyruar atë që të ndërmarrë këtë udhëtim në vendin tonë.
Fakt është se në Shqipëri kanë humbur jetën edhe persona që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, siç ishte rasti i fizioterapistit të Kombëtares Ylli Mihali. /Zoom.al