zoom

Bota

“Mos publikoni foto apo koordinata”/ Rusët sulmojnë qytetin Lutsk

Përgjatë natës, një tjetër qytet ukrainas ka rënë pre e sulmeve të ushtrisë ruse. Bëhet fjalë për Lutsk-un.

Kryebashkiaku konfirmoi se shpërthime me bomba janë regjistruar pranë aeroportit të qytetit.

“Të gjithë në strehimore!”- ka shkruar ai në një postim në Facebook, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve vendas që të mos publikojnë asnjë foto, adresë apo koordinatë.

Ndërkohë, televizioni ICTV i Ukrainës pohoi se një fabrikë pranë aeroportit ishte në flakë.

Gjithashtu, bombardime pati edhe në qytetin e Dnipros-it, ku u regjistruan 3 shpërthime, një në një kopsht, tjetri në një bllok banimi dhe tjetri në një fabrikë këpucësh./ Zoom.al

Postime të lidhura