zoom

Të gjitha

“Mos m’u drejto mua”/ Paloma dhe Kledi debatojnë për pastrimin e shtëpisë

Pastrimi i shtëpisë ka qenë gjithnjë një temë që ka nxitur shumë debat madje dhe konflikt me banorët e “Big Brother”.

E tillë ishte dhe mbrëmja e djeshme, kur Kledi nisi të ironizojë Palomën për faktin se ajo nuk ka kontribuar për të sistemuar dhe pastruar shtëpinë.

Gazetarja nga ana tjetër duket se nuk i pranoi këto batuta duke i bërë të qartë Kledit se nuk ka kompetenca për të dhënë urdhra dhe aq më tepër të etiketojë banorët lidhur me faktin nëse bëjnë apo jo pastrim të shtëpisë.

‘’Mos m’u drejto mua fare, unë sa kam pasur mundësi kam pastruar. Ti nuk je askushi të mbash listë këtu. Nuk më urdhëron dot”, u shpreh Paloma.

E gjithë kjo situatë e bëri Kledin të ndihet keq, teksa nuk nguroi ta komentojë edhe me banorët e tjerë.