Aplikacion
Pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga reshje shiu dhe dëbore, të cilat nisën nga mesdita e kësaj të hëne dhe do të vijojnë edhe gjatë ditëve të tjera të javës.
“Gjatë natës në të gjithë territorin, do ketë rrebeshe në formë shtrëngatash, shkarkesa elektrike. Herë pas here reshjet do jenë me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë vendin dhe lokalisht intensive në jug të vendit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm të paktën deri ditën e premte. Rikthehet dëbora në pranverë! Pra, kemi kaluar një shkurt të ngrohtë, megjithatë sot e nesër parashikohet të ketë reshje dëbore në gjithë zonat lindore, më së shumti në pjesën juglindore. Në orët e para të mëngjesit nesër parashikohet që dëbora të përfshijë edhe zonat verilindore”, tha meteorologia Lajda Porja.
Reshjet e shiut dhe dëborës do të shoqërohen edhe me rënie temperaturash.
“Presim të kemi rënie me 3 Gradë në mesditë, pra zbret termometri në 16 gradë Celsius. Kemi rënie në orët e para të mëngjesit. Është javë pranvere nga ana kalendarike, por tipike dimri për nga moti, shtoi meteorologia.
Në fundjavë moti do të përmirësohet dhe të shtunën dhe të dielën nuk parashikohet të regjistrohen reshje.