zoom

Politikë

“Mos i hidhni benzinë zjarrit”, Balluku për shembjet në Paskuqan: Do të dëmshpërblehen

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka mbajtur ditën e sotme fjalën e saj para mediave, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Teksa është pyetur për shembjet në zonën e Paskuqanit, Balluku ka kërkuar që të mos i hidhet benzinë zjarrit dhe se të gjithë banorët do të dëmshpërblehen. Nga ana tjetër, sipas saj, të gjithë ata banorë që kanë banesa të palegalizuara do të akomodohen diku tjetër.

Ndër të tjera, Balluku shtoi se ky nuk është një projekt i ri, por është një prejekt që prej vitit 1986.

“Fjala devijim nga doli. Që kur e bëni pyetjen e parashtroni në një mënyrë jo të drejtë dhe i krijoni banorëve…Mos i hidhni benzinë zjarrit, nuk ka devijim. Është projekt i vitit ’86, ka qenë draft. Qeveria nuk e ka ndryshuar ndonjëherë gjurmën. Do të marrin përgjigje nga aktet ligjore. Nuk do mbesë asnjë në rrugë. Nuk bëhet fjalë për 100 banesa por për 654. Të palegalizuarit do të akomodohen”, tha Balluku.