Aplikacion
25-vjeçari, nipi i Rrahman Rrajës, është arrestuar gjatë operacionit antidrogë që policia e Tiranës ka zhvilluar në fshatin Luz të Fushë Krujës.
Policia ka pasur informacione për dy persona, që po transportonin lëndë narkotike, dhe ka shkuar për të bërë arrestimin e tyre.
Por operacioni i policisë ka hasur me kundërshtimin e Flamur Rrajës dhe Ermal Tufës, i cili ka pretenduar që policia të mos ndërhyjë në ‘zonën e tij’.
Efektivët e policisë kanë pikasur aty dhe Ariel Rrajën dhe kanë bërë arrestimin e tij, duke hasur sërish me kundërshtimin e Flamur Rrajës, i cili tashmë është proceduar në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë së bashku me Ermal Tufën.