zoom

Aktualitet

Mos harroni çadrën nesër! Reshje shiu në të gjithë vendin

Për ditën e enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 1200 metër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 6°C
në zonat e ulëta 6 deri 14°C
në zonat bregdetare 10 deri 14°C