Aplikacion
Dosja për të cilën akuzohet Shullazi lidhet me kërcënimin e gjyqtares Saida Dollani në vitin 2019, kur ajo kishte në dorë rastin e tij.
“I pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje”, njoftoi SPAK.
Kërcënimet e Shullazit u zbuluan nga bisedat në SKY, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares tregoi me detaje për kërcënimin e marrë, duke i përmendur fëmijët.
“…Në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda…”, ka treguar bashkëshorti i gjyqtares.
Pas ngjarjes, Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor ndaj Shullazit, ndërsa për rastin nisën edhe hetime, të cilat zgjatën për një periudhë 10-mujore dhe më pas u pezulluan.
Pavarësisht, rinisjes së hetimeve që vendosi gjykata, çështja nuk mundi të zbardhej.
Filxhani i kafesë do të rritet me 10-30 lekë në pranverë prej çmimeve të larta të importit