zoom

Aktualitet

“Mos e lëvizni nënën”/ E moshuara ndihet keq prej gazit lotsjellës

Një qytetare e moshuar ka shfaqur probleme shëndetësore prej gazit lotsjellës në mes të turmës së protestuesve te Bashkia e Tiranës.

Eksponentë të opozitës kanë bërë thirrje me megafon që një ambulancë të shkojë në ndihmë të saj, duke shtuar se “gazi lotsjellës është vdekjeprurës”.

“Ka probleme në frymëmarrje. Mos e lëvizni nënën pa ardhur ambulanca,”- dëgjohet teksa thotë një protestues tjetër.

Vijojnë tensionet edhe në akse të tjera të kryeqytetit./ Zoom.al