zoom

Aktualitet

Mos dilni pa çadër! Sot do të ketë reshje shiu

Këtë të premte, sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarka, do të jemi në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet deri mesatar do të jenë prezente kryesisht në veriperëndim. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpëjtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 26°C
në zonat e ulëta 15 deri 29°C
në zonat bregdetare 17 deri 29°C