zoom

Të gjitha

Morrën pjesë në një natë të nxehtë striptizi, Deutsche Bank shkarkon drejtuesit në Nju Jork

Një natë e nxehtë në një klub striptizi përfundoi në mënyrën më të keqe për disa nga drejtuesit e Deutsche Banka në Nju Jork.

Ben Darsney, ish-kreu i tregjeve të kapitalit të Amerikës, Ravi Raghunathan, Brandon Sun dhe Daniel Gaona frekuentuan një nga lokalet e natës në Nju Jork dhe faturat e shpenzimeve të kryera për epshet e tyre i paraqitën për rimbursim në vendin e punës, duke i paraqitur si shpenzime legjitime biznesi. Ata justifikuan ato si një vizitë në një restorant ku kishin diskutuar për një çështje pune.

Sapo banka zbuloi çështjen, ajo vendosi të ndërpresë marrëdhëniet e punës me ta.