zoom

Lajme

Mori rreth 30 mijë vota/ Kush është këngëtarja që “bëri namin” në zgjedhjet e Kosovës

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi duket se është shndërruar në njërën nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe, sipas mediave në Kosovë deri më tani ka siguruar një numër të konsiderueshëm prej rreth 30 mijë votash.

Rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), por një gjë është e sigurt, prania e Edona Llalloshit në politikë ka zgjuar interes të madh dhe ka marrë mbështetje të gjerë nga votuesit.

Mbetet për tu parë nëse këngëtarja do të arrijë të sigurojë një vend në Kuvend, por ky rezultat i deritanishëm dëshmon për një përkrahje të madhe që ajo ka fituar në këtë garë politike.