Aplikacion
Ferraj ishte shpallur në kërkim nga SPAK, nën akuzë për favorizimin e një kompanie italiane gjatë një procesi tenderimi, në këmbim të 132 mijë eurove.
48-vjeçarja akuzohet se përdori kompaninë e saj, “Com Metodi” s.p.a me seli në Milano, për të përfituar ryshfetin 132 mijë euro në tenderin e dhënë nga OSHEE në vitin 2016.
SPAK i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Tenderi për shërbim-konsulence për energjinë elektrike u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë. Ferraj bashkëpunonte me 3 zyrtarë të OSHEE-së, të cilët u vunë në pranga në tetor të vitit 2020. Ata janë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, si dhe 2 ish-zyrtaret Athinta Papa e Irma Derhiri.