zoom

Aktualitet

Marrin peng 68-vjeçarin dhe tentojnë ta grabisnin, arrestohen 2 të dyshuarit. Policia jep detajet

Një i moshuar denoncoi pengmarrjen me qëllim grabitjen e parave në Elbasan. Policia njoftoi se parandaloi krimin e mëtejshëm dhe realizoi aksionin e koduar “Përfitimi”.

Dy persona u prangosëmn për rrëmbimin e 68-vjeçarit, teksa u sekuestruan edhe celularët dhe mjete të tjera.

“Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç, se për motive të dobëta, 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësise penale të 2 autorëve.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit R. K., 57 vjeç, banues në Peqin dhe bashkëpunëtori i tij”, tha policia.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. /ZOOM.AL/