Aplikacion
Këtë të martë ai foli për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait i të shumëkërkuarit Talo Çela.
62-vjeçari Bujar Çela sapo ishte ulur në një lokal duke pirë kafe, kur 3 persona të maskuar qëlluan me breshëri arme duke e lënë atë të vdekur në vend.
Bujar Çela dyshohet se u vra si mesazh hakmarrjeje për vëllain e tij, Talo Çelën. 62-vjeçari nuk kishte precedent penal dhe punonte taksist pa licencë, ndërsa familjarët e fqinjët u shprehën se nuk kishte konflikt me asnjë person.
Vrasja ndodhi në shtator të vitit 2020 në Bradashesh të Elbasanit.
Nuredin Dumani tregoi se për të vrarë Bujar Çelën, ai i kishte studiuar lëvizjet dhe në ditën e ngjarjes, po e ruante.
Pjesë nga diskutimi në seancë:
Avokati: Kur je njohur me Talo Çelën dhe në ç’rrethana?
Dumani: Talon e kam njohur në fund 2009, fillim 2010. E kam njohur nga Ilirjan Feçi.
Hasa: Keni pasur momente të qëndroni në banesën e tij.
Dumani: Po, i kam qenë, por edhe ka qenë te shtëpia ime. Talo jetonte vetëm.
Avokati: A kishte vëllezër?
Dumani: Po kishte dy.
Avokati: A kishe informacion me lëvizjet e Bujar Çelës, vëllait?
Dumani: Po, ishte në shërbim të Talos. Kamuflohej si taksixhi.
Avokati: kur e ke njohur Erion Alibej?
Dumani: Janar – shkurt 2020.
Avokati: Çfarë marrëdhënie krijuat?
Dumani: Shoqërore. E kam takuar gjithmonë tek shtëpia e tij.
Avokati: Keni thënë që ai kishte zbuluar ata që i vranë vëllanë dhe se do hakmerrej. Kur e vendosët se do hakmerreshit?
Dumani: Në fillim për Erion Alibeaj më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë.
Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij.
Me një Mercedes shkuam te një pallat ku takova Erion Alibeajn.
Avokati: Kur vendosët të vrisni Bujar Çelën dhe arsyeja?
Dumani: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai i kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë, Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj. Vendosja mjetet e punës te shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën.
Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën.
Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gati, morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi.
Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë. Unë nuk i shkova te shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë.
U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cërrikut. Unë u thashë “ore ai do dali për kafe”. U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant, shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.