zoom

Të gjitha

Monika flet për ndarjen e Donaldit dhe Trixës: Ai është i tronditur por…

Pas daljes nga shtëpia e ‘ Big Brother Vip’ Monika Lubonja ka folur gjatë jo vetëm për rrugëtimin e saj në këtë spektakël por edhe për tema të tjera lidhur me banorët brenda shtëpisë, sic ishte edhe ndarja tepër e bujshme dhe mediatike e Donaldit dhe Beatrix-ës.

Ndryshe nga sa janë shprehur banorë të tjerë, Monika tha se është e befasuar sepse mendonte se mes të dyve kishte ndenja të vërteta. Ndërsa shtoi se mendon se ka një dritë jeshile në lidhjen e tyre.

I befasishëm. Se unë edhe përpara disa ditësh kur bëmë Big Brother post mendoja që janë gjërat emocionale, unë besoja dhe vazhdoj të besoj tek Donaldi. Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.

Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha ajo.

/M.C/