zoom

Ekonomi

Monedhat e huaja bien edhe më shumë ndaj lekut. Kursi i këmbimit për 30 Mars 2024

Monedhat e huaja pësojnë një tjetër rënie përballë Lekut, i cili prej disa javësh mbahet fortë dhe ka fituar terren.

Sot, më 30 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 94.8 lekë dhe shitet 95.7 lekë.

Kurse Euro blihet me 102.3 lekë, ndërsa në shitje me 103.2 lekë, duke rënë gati një pikë në pak ditë.

Paundi britanik blihet me 119.3 lekë dhe shitet me 120.5 lekë, ndërsa Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.7 lekë, në shitje me 105.7 lekë.

Dollari kanadez në blerje këmbehet me 69.7 lekë dhe në shitje me 71 lekë. Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme. /ZOOM.AL/