zoom

Aktualitet

Momenti kur 24-vjeçari i grabit çantën vajzës së mitur në Berat( VIDEO)

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi i vodhi me dhunë, çantën e dorës, një vajze të mitur. Ai rezulton i dënuar dy herë më parë, për vjedhje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas njoftimit për një rast të vjedhjes me dhunë, në lagjen “30 Vjetori”, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të strukturave të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dark”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 24 vjeç, banues në Berat, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Nga pamjet filmike dhe provat e tjera të siguruara nga Policia, ka rezultuar se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje të mitur.

Çanta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”-njofton policia.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

http://