Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur në Vravrona. “Protothema” ka publikuar një video (fotoja kryesore e shkëputur prej saj), ku shfaqet burri nepalez, duke mbajtur dy gjësë plastike në dorën e majtë, në njërën prej të cilave thuhet se është foshnja e vdekur. Më pas ai i hedh në një kosh mbeturinash.
Mësohet se gruaja ka shkuar në spitalin “Alexandra” mbrëmjen e së enjtes me gjakderdhje por mjekët s’kishin mundur të përcaktojnë nëse kishte pasur abort apo lindje normale. Më pas u njoftuan autoritetet dhe oficerët e policisë për të shkuar në dhomën e hotelit ku ndodhej çifti për të kryer hetimet.
Sipas informacioneve, në dhomë ka pasur gjak, si në tualet, në çarçafë dhe në vende të tjera. Fetusi u gjet në një vendgrumbullim mbeturinash të premten dhe pritet të ekzaminohet nga mjeku të hënën. /ZOOM.AL/