zoom

Aktualitet

Momentet e fundit të Kadaresë – Botuesi bën denoncimin e fortë: Në ambulancë s’kishte impiant

Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, Bujar Hudhri ndau momentet e fundit të gjeniut të letërsisë shqipe, pak çaste para se të ndërronte jetë.

Ai përshkroi minutat e fundit të Kadaresë, nga momenti kur pësoi arrest kardiak, që e la si të ngrirë, dhe deri te transportimi i tij me ambulancë drejt urgjencës së QSUT.

Bujar Hudhri hodhi akuza ndaj Urgjencës Kombëtare, duke pretenduar se në ambulancë mungonte impianti dhe se rrugën drejt QSUT e bënë me vështirësi të madhe.

“E morën në ashensor ishte gjendje gati e ngrirë, hipën në ambulancë shumë e thjeshtë pa impiant. Me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, megjithëse ulërinte sirena, derisa mbërritëm në urgjencën e QSUT dhe pak sa hapej dera shikoje mobilizimin e mjekëve”, tha Hudhri para medieve teksa mbaheshin homazhet në nder të Ismail Kadaresë.