zoom

Aktualitet

Momente kritike nga zjarri në Lushnjë, mbi 40 banorë të bllokuar në katet e sipërme

Momente kritike nga vendngjarja ku ka rënë vatra e fuqishme e zjarrit prej orëve të para të pasdites, në qendrën tregtare “Metropolitan” dhe ka përfshirë dy godina në rrezik, me dhjetëra familje.

Të paktën 40 persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre në pallatin 12-katësh në Lushnjë, i cili është përshirë nga flakët mesditën e sotme.

Aktualisht forcat zjarrfikëse të qytetit, të mbështetura dhe nga shërbimi zjarrfikës i Tiranës, por vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të pallatit.

Kujtojmë se zjarri fillimisht dyshohet se ka rënë në katin e tretë, i cili shërben si qendër tregtare, në një njëri që tregton këpucë, e më pas është përhapur në të gjithë qendrën.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa dhjetëra persona janë nisur drejt spitalit me shenja asfiksimi. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found