Aplikacion
Viola Spiro u shpreh se i mendonte njerëzit në Tiranë provincialë, duke shtuar se qyteti i saj i origjinës Korça frekuentohej vetëm nga elita.
“Na thoshin provincialë”, tregoi ajo në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, duke shtuar se paragjykimin në Tiranë nuk e ka ndjerë as në Greqi ku kaloi fëmijërinë.
“Na thoshin provincialë, Unë jam rritur në Greqi dhe mund të mendoni se aty kam ndjerë atë racizmit, se ata janë nacionalist, por realisht jo, nuk e kam ndjerë sepse kam ikur në Greqi 2-vjeçe, jam përshtatur kam mësuar gjuhën dhe ndoshta ata orientohen pak me pamjen, janë ndryshe si popull.
E kam ndjerë në Tiranë paragjykimin, erdha rreth 19-vjeçe. E kam ndjerë në Tiranë, që atëherë Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë, që e dinin se Korça ishin qyteti ku vinin në fundjavë edhe kalonin mirë, argëtoheshin. Ndërsa pjesa tjetër mendonte se ishte një qytet si provincat e tjera, që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura.
Ne ishim aq të zhvilluar, ne i quanim në Tiranë të prapambetur sepse ishin një miks për ne. Identitetin e kulturën i kemi ruajtur.
Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë”, tha ajo.