“Ende nuk mund të besoj që po jetoj një përrallë të jetës së vërtetë me Juan David Borrero”,– shkroi Tookes në një kolazh fotosh nga ceremonia madhështore: “Jam zyrtarisht zonja Borrero.”
Në një kolazh të dytë fotosh magjike, Tookes falënderoi Murad-in për fustanin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë një pamje magjike. “Faleminderit që e bëre të vërtetë fustanin klasik, të përjetshëm dhe të bukur. Është një vepër arti! Kushdo nga ju e kupton se kush ishte frymëzimi im? Dua ta shoh kështu përgjithmonë në shtëpinë time!”
Sapo e panë foton, fansat dhe miqtë virtualë e kuptuan menjëherë që fustani i ngjante modelit të hershëm të Grace Kelly.
Fustani i Tookes kishte një vello të gjatë 15 metra, i mbushur me rruaza, dantella dhe qëndisje. Supermodelja e plotësoi pamjen e me një palë vathë diamanti nga ‘Ritani’ dhe taka të bardha të personalizuara nga Sarah Flint.