zoom

Slider

Modelja e akuzoi se i mori burrin, gruaja e futbollistit shqiptar: S’është e vërtetë

Edona Berisha, bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha iu është përgjigjur akuzave të ish-shoqes së saj, modeles Vesa Vllasaliu, e cila e akuzoi se i mori burrin dy muaj para dasmës.

Ajo ka rrëfyer se nuk kanë qenë shoqe të ngushta dhe kanë pasur vetëm njohje. Teksa shtoi se me Mërgimin është njohur para se të takohej me Vesën.

Edona tregoi se me futbollistin janë lidhur pas ndarjes së tij nga modelja, pak kohë para martesës së planifikuar.

“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe. Shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur. Është e vërtetë që i ka shkruar babait tim dhe “vajza jote më ka marrë burrin”. Babai nuk ka reaguar fare dhe e di çfarë vajze kam. Ne nuk jemi sqaruar, s’kemi pasur kontakt”, tha bashkëshortja e Mërgim Berishës.

Ndërsa shtoi: “Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, jemi takuar njëherë në Mynih, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt.

Unë nuk e dija që ata janë ndarë, isha me disa shoqe në Turqi dhe unë postova foto në Whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar. Unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk ishin më bashkë.”

Edona Berisha kërkoj nga njerëzit që të mos e paragjykojnë por të dëgjojnë të dyja anët e historisë.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha në një intervistë për “Fol Shqip Show”.

Modelja Vesa Vllasaliu zbuloi në një intervistë se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.

Ndërsa zbuloi se ai doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë.

Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha modelja.