Aplikacion
Mjeku Mohamed Abu Selmia, menaxher i spitalit kyç Al-Shifa, me stafin e të cilit janë humbur kontaktet prej dy ditësh prej luftimeve që raportohet që po zhvillohen aty pranë, rrëfeu për “BBC” çfarë po ndodh në terren.
“32 persona kanë vdekur ditët e fundit. Tre foshnja të lindura para kohe dhe shtatë persona kishin vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit, tha ai.
Disa pacientë të tjerë që kanë nevojë për dializë rrezikojnë të vdesin në “dy ditët e ardhshme” pasi trajtimi nuk është më i disponueshëm, shtoi ai.
Spitali është pothuajse pa karburant dhe burime të tjera për të vazhduar funksionimin, ndërsa foshnjat e lindura para kohe janë nxjerrë nga inkubatorët sepse nuk funksionojnë më.
Sipas mjekut, ka negociata për evakuimin e të porsalindurve, por deri tani asgjë nuk ka ndodhur.