Aplikacion
Denoncimin për humbjen e gruas e ka bërë djali i saj 21-vjeçar, i shqetësuar për mungesën e pashpjegueshme prej dy ditësh dhe me pamundësi për të aritur lokalizimin e saj fizik apo me telefon.
Policia thotë se po punon për gjetjen e saj, duke nisur kërkimet për kontrollin e numrit telefonik apo profileve në rrjetet sociale.
“Më datë 18.06.2024, shtetasi A. Rr., 21 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, nëna e tij, shtetasja M. Rr., 48 vjeçe. Punohet për gjetjen e 48-vjeçares”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Djali ka dëshmuar se nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ka dijeni se ku mund të ketë shkuar e ëma. /ZOOM.AL/
Dy shtetet ka më shumë shqiptarë, Greqia dhe Italia kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë