Aplikacion
Ne 129 vota pro dhe asnjë kundër, pakti për njohjen e kontributeve për sigurimet shoqërore hyn në fuqi, duke përfitues rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Italinë fqinje.
“Senati italian sapo miratoi me të gjitha votat pro marrëveshjen për njohjen reciproke të pensioneve mes Shqipërisë e Italisë. Kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për 500 mijë emigrantë në Itali, por edhe për familjarët e tyre. Prej këtij momenti, pas firmosjes nga presidenti, marrëveshja hyn në fuqi dhe do të fillojë menjëherë zbatimi i saj nga të dyja qeveritë. Kjo është një ditë e rëndësishme e finalizimit të një pune shumëvjeçare dhe prandaj do t’i dërgoj një përqafim të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Itali”, tha ministri Taulant Balla.
Ky votim përmbyll ratifikimin e marrëveshjes nga shteti italian.
Marrëveshja u nënshkrua në Romë në shkurt të vitit 2024 nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani./ Zoom.al