zoom

Sport

Miqësorja Spanjë-Shqipëri, ndeshja luhet në orën 19:45

Miqësorja mes Spanjës dhe Shqipërisë, e planifikuar më 26 mars 2022, do të luhet me një ndryshim orari.

E përcaktuar që të niste në orën 19:00, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një kërkesë tek UEFA për shtyrjen e kësaj përballje pas 45 minutave, pra në orën 19:45.

Kjo kërkesë është pranuar dhe federata ka njoftuar nëpërmjet një komunikate zyrtare këtë vendim të fundit.

FSHF ka nisur prej javësh përgatitjet për këtë ndeshje, që do të jetë e para e Kombëtares shqiptare për këtë vit. Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.

/Zoom.al