Aplikacion
Sipas informacioneve nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, bëhet me dije se të gjithë lojtarët janë paraqitur sipas programit në grumbullim, me përjashtim të Abrashit i cili pësoi një dëmtim të dielën dhe mbetet në pritje të ekzaminimeve mjekësore. Një përgjigje pritet të vijë deri ditën e nesërme për të kuptuar mbi shkallën e dëmtimit dhe nëse ai do të jetë ose jo në ndeshjet miqësore.
Të fundit që i janë bashkuar grupit kanë qenë Armando Broja, Marash Kumbulla, Herdi Prenga dhe Qazim Laçi. Pasditen e të hënës ekipi zhvilloi një seancë stërvitore në kompleksin “Royalverd Vall de Bas”, ku një pjesë e lojtarëve janë stërvitur rregullisht, ndërsa të tjerët që kanë luajtur të dielën me klubet në kampionatet respektive kanë kryer stërvitje pa shumë ngarkesa.