Aplikacion
Pak para atentatit, ndërtuesi Reçi ishte me bashkëshorten në hyrje të pallatit. Më pas 52-vjeçari doli në sheshpushimin e objektit, ku është qëlluar nga autori me një plumb në kokë.
Familjarët dyshuan se ai ishte rrëzuar duke përplasur kokën në rrugë, por mjekët e ambulancës vunë re se ai kishte një plagë plumbi në kokë.
Predha e gjetur është dërguar në laborator, por ende nuk është përcaktuar lloji i armës.
Distanca e qitjes mendohet të jetë nga 20 deri në 30 metra.
Nga autori nuk ka ende asnjë gjurmë, ndërsa hetimet nga autoritetet vijojnë.