zoom

Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë: Inflacioni në muajin korrik ishte 7.5%, më i ulëti në gjithë rajonin

Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Kështu bëri me dije në një konferencë për mediet ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

‘Ekonomia është ndikuar nga agresioni rus që ka prekur zinxhiret e ekonomisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit. Nga të dhënat që kemi na është treguar se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Kjo rritje na ka shtyrë për të mbështetur rritjen e konsumit.

Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare t ë ketë një performancë pozitive dh inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e Rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%.

Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit.

Deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar, kjo falë masave dhe subvencioneve të dhëna nga qeveria. Ushqimet dhe pijet janë shtrenjtuar më shumë gjatë muajit korrik, ndjekur edhe nga kostot e transportit.’- u shpreh ministrja.