zoom

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ndërpret kontratën me 1 mijë mjekë specializantë që u punësuan gjatë periudhës së pandemisë

Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë lajmin për ndërprerjen e kontratave për 1 mijë mjekë specializantë të cilët u punësuan gjatë pandemisë, për të përballuar fluksin e numrit të lartë të infektimeve gjatë kësaj periudhe.

Në njoftimin e dhënë nga ministria thuhet se duhet të ndërpritet menjëherë kontrata e 1 mijë mjekëve specializantë dhe se lista me vendet vakante që do të mbeten, pas ndërprerjes.

Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.