Aplikacion
Sipas ministrisë, epiqendra e tërmetit ishte në Burrel dhe magnituda ishte 3.8 e shkallës Rihter.
Nga lëkundjet sizmike, shton ministria, nuk ka dëme materiale.
“Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.
Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.