zoom

Bota

Ministri polak i përmend paratë për “Starlink”/ Musk dhe Rubio i kthehen keq: Hesht! Burrë i vogël

CEO i Tesla-s, Elon Musk dhe ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Skiroski u përplasën me njëri-tjetrin për kostot e satelitit “Starlink”.

Ministri polak i përmendi paratë e shpenzuara nga vendi i tij.

“Starlink për Ukrainën u pagua nga Ministria Polake e Dixhitalizimit me një kosto prej rreth 50 milionë dollarë në vit. Pavarësisht nëse është etike të kërcënosh viktimën e agresionit, nëse Space X provon të jetë një ofrues jo i besueshëm, ne do të detyrohemi të kërkojmë ofrues të tjerë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.

Por, Elon Musk reagoi keq dhe e ofendoi ministrin:

“Hesht, burrë i vogël”. Ju paguani një pjesë shumë të vogël të kostos. Dhe nuk ka asnjë zëvendësues për Starlink”, u përgjigj ai.

Pjesë e debatit për kostot e “Starlink” dhe për aksesin e Ukrainës në të u bë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Ky i fundit i kërkoi ministrit polak të tërhiqet dhe të thotë faleminderit.

“Askush nuk kërcënoi se do t’i ndërpresë aksesin Ukrainës në Starlink. Dhe thuaj faleminderit sepse pa Starlink, Ukraina do ta kishte humbur luftën shumë kohë më parë dhe rusët tani do të ishin në kufirin e Polonisë”, shkroi Rubio.

Edhe Elon Musk pohoi më vonë sërish se nuk do të ketë një ndërprerje të aksesit të Ukrainës në “Starlink”.

Postime të lidhura