zoom

Aktualitet

Ministri Niko Peleshi pyetet në SPAK për më shumë se dy orë. Ja çështjet e dyshuara

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka përfunduar rrëfimin e tij në Prokurorinë e Posaçme, për çështje që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga institucioni, por që besohet se kanë të bëjnë me denoncimet për pronat e ushtrisë dhe dyshimet për abuzime të ndryshme.

Ai u paraqit sot në SPAK i vetëm. Mësohet se Peleshi kishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00 dhe doli prej aty rreth orës 12:30.

Me herët Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv/kryeministrit, në periudhën 2013-2017. Gjithashtu në periudhën shtator 2017-janar 2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministri nuk dha asnjë prononcim pas daljes nga institucioni i akuzës, kurse më parë ka qenë në SPAK edhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, që u shpreh se kishte dhënë nformacione për çështje për të cilat ishte në dijeni. Një tjetër çështje e nxehtë ka qenë edhe ajo e fondeve të zjarreve apo e tenderit të helikopterëve të ushtrisë. /ZOOM.AL/