zoom

Bota

Ministri i Lituanisë, thirrje BE-së: Sanksione ndaj Moskës, theu premtimin për largimin e trupave

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis po i kërkon BE-së të avancojë me sanksionet ndaj Rusisë, pasi Moska theu premtimin për të larguar trupat nga Bjellorusia, në përfundim të stërvitjes ushtarake.

Ai po bashkohet me 26 ministrat e tjerë të jashtëm të BE-së për bisedimet në Bruksel, që do të mbizotërohen nga kriza e Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili po i bashkohet takimit, po përsërit gjithashtu thirrjen e Kievit për sanksione të BE-së ndaj Rusisë.

Ndërsa ka një konsensus mjaft të fortë se BE-ja do të vendosë sanksione nëse Rusia pushton Ukrainën, është më pak e qartë se blloku do të bjerë dakord për masat kufizuese në situatën aktuale, pasi një veprim i tillë do e thellonte edhe më shumë krizën.