Aplikacion
Burime pranë Ministrisë se Brendshme bënë më dije se Vangjush Stavro pritet të emërohet në një detyrë tjetër.
Vangjush Stavro u emëruar në këtë detyrë në vitin 2021, ku pasoi Bledar Doracajn.
Ende nuk behet me dije se kush do ta marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, duke qenë një ndër institucionet e rëndësishme dhe të polemizuara në kohë zgjedhjesh.
Vitin ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërkohë që për herë të parë pritet të votojnë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit.
Drejtoria e Gjendjes Civile shpesh herë ka përfunduar në retorikën e sulmeve politike për shkak të listave zgjedhore dhe spostimeve të adresave të qytetarëve që në raste të caktuara kanë rezultuar për arsye elektorale.
Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Akt kriminal! BE të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës