zoom

Aktualitet

Ministri Hoxha zbulon kur do ta marrin shpërblimin policët

Punonjësit e policisë janë një nga kategoritë që këtë fundvit do të përfitojnë shpërblim.

Vendimi për bonusin e tyre do të merret nesër në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe do të detajohet edhe sa do të jetë shuma.

“Unë besoj se të hënën, Këshilli i Ministrave do të miratojë aktin dhe projekt-vendimin, të cilin ne e kemi propozuar për dhënien e shpërblimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Orët shtesë dhe suplementare janë të gjitha të parashikuara në Aktin Normativ, i cili është miratuar dhe të gjitha orët shtesë do të jepen sipas parashikimeve ligjore. Nuk ka asnjë keqkuptim e mosrakordim të strukturave dhe të projekt-vendimeve të dala nga qeveria në raport me dhënien e shpërblimit dhe orëve suplementare të Policisë së Shtetit. Çdo gjë është sipas asaj që neve kemi thënë dhe çdo gjë do të ndodhë sipas këtyre vendimeve të parashikuara në ligjin përkatës”, tha ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Burime bëjnë me dije se po diskutohet që policët të shpërblehen me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë. Në këtë shpërblim nuk përfshihen postet drejtuese të policisë.

Postime të lidhura