zoom

Politikë

Ministri Balla: Më mirë të rritësh dele në Kukës sesa të merresh me shtëpi bari në Angli

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla referuar emigrimit masiv drejt Britanisë së Madhe, ka bërë një apel për shqiptarët.

Ai është shprehur se është  më mirë të rritësh dele në Kukës se sa të merresh me shtëpi bari. Ministri theksoi se po ndërtohet një regjistër i personave që kanë qenë të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm.

Ndërsa shtoi se me mbështetjen e qeverisë britanike po krijojmë sipërmarrje të suksesshme në Kukës e Dibër.

“Na duhet që ne të tregojmë shoqërisë tonë rastet konkrete sesi viktima jo vetëm janë marrë në mbrojtje, por janë fuqizuar.

Ne po ndërtojmë në Shqipëri, raste konkrete me qeverinë britanike pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes Ramës dhe kryeministrit Sunak ne po ndërtojmë një regjistër të personave që kanë qenë të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm dhe që me mbështetjen e qeverisë britanike po krijojmë sipërmarrje të suksesshme në Kukës, Dibër.

I bie më mirë  të rritesh dele në Kukës dhe Dibër sesa të punosh me shtëpi barit në Britaninë e Madhe. Këto projekte ne do ti mbështesim  dhe do ti fuqizojmë për të çuar përpara këtë strategji të rëndësishme“, deklaroi ministri Balla.