zoom

Politikë

“Ministra të dështuar, anonimë, nuk i njeh as fisi”/ Shpërthen Agron Gjekmarkaj: Qeveria e re, si harem….

Nga radhët e PD-së, deputeti i zgjedhur, Agron Gjekmarkaj është ndër të parët që ka reaguar pas prezantimit të emrave të qeverisë së re nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi të gjatë në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se “një ditë sulltani senil e haremi i tij politik , enuket, kardashleret, frota e skota do ikin fshehurazi nga ky vend me një karrocë të veshur tebdil”.

Gjekmarkaj nuk i ka kursyer fjalët e ashpra ndaj ministrave të kabinetit “Rama 3”, të cilët i quan anonimë, qesharakë e të dështuar, të akuzuar e të urryer, pa shtyllë korrizore.

Mesazhi i plotë

E patë qeverinë e re që doli nga zgjedhjet e vjedhura, e patë?! Thjesht banale, e mjerë, një tallje me shqiptaret dhe Partinë Socialiste! Qeveria si një harem politik me ish-ministra qesharak e të dështuar, të akuzuar e të urryer, pa shtyllë korrizore, pa CV, me anonimë që nuk i njeh as fisi i vet ku të gjithë bashkohen në një gjë, në nënshtrimin pa kushte ndaj padronit Edi Rama!

Kishte një mburrje, një fryrje nga puthadorët politik e mediatik që thonin tani do e shikoni Edi Ramën, me intelektualë, me akademikë, me personalitete nga diaspora e Kosova do e bëjë qeverinë! hahahahahah!

Rama ku i duron intelektualet, akademiket , profesionistet, thjesht i urren se është i paditur përballë tyre, arrogant përballe etikes, intolerant ndaj ideve! Ai do lot, qarje, qurravitje, bindje, servilizëm, lëvdime, ushtarë që vrapojnë me dihamë! Ja akademikët e tij Ulsiu, Bora, Elisa, Ahmetej etj etj !

E patë mor aman, Ahmetaj zëvendës, Olgerta, Elisa, Mirela, Ikonomi, Ulsiu i komisioneve të turpshme tek drejtësia , Çuçi të cilit i ka vdekur në dorë rëndi publik, ku krimi sundon realisht vendin, Nikua, e ca të panjohura që nuk dimë ç’janë që nuk kemi ç’themi se nuk dihet se nga ç’ qoshe i nxorri !

Po nuk mund të ishte ndryshe një qeveri që rrëmben zgjedhjet. Një shpurë qyqaresh pa krenari pa asnjë karizëm apo profesion! Ata janë përdorur për krim zgjedhor e atentate ndaj kushtetutës ndaj u shperblyen. Partia socialiste nuk ekziston më ! Ajo është thjeshtë një pronë private e Edi Rames së cilës po tenton me sukses ti japë formën e bandës! Opozita do të jetë aty, përballe, fort përballe qeverisë së korruptuar e votave të vjedhura, përballe këtij turpi, përballe kësaj lecke me emrin qeveri !

Shqipëria meriton më shumë! Shqipëria ka gra e burra dinjitoz për ta qeverisur jo sharlatanë! Dikur të tillë kishte edhe PS e cila nuk ekziston më! Pafytyrësia e Rames sot arriti kulmin kur tha që të afërmit e pushtetarëve nuk duhet të marrin pushtet, drejtoret të mos rrethojnë deputetet, kur ndodh e kundërta, ku administrata është e gjitha taraf rilindas e totalisht politike! Ai bën atë që bën gjithmonë me njëfarë suksesi gënjen pastaj prape gënjen dhe ndërton një kullë të madhe si ato të oligarkëve kat pas kati veç me rrena !

Shqipërinë e ka ndarë në zona influence për të gjithë ata që rrëmbyen zgjedhjet! Ata marrin tendera, toka ne bregdet, ata ndërtojnë, ata emërojnë , ata dërgojnë kukullat e tyre në qeveri! Një ditë sulltani senil e haremi i tij politik , enuket, kardashleret, frota e skota do ikin fshehurazi nga ky vend me një karrocë të veshur tebdil ! Shqiptaret raportin më te keq e kanë me talljen! Sot ai talli të madh e të vogël !