Aplikacion
Pas largimit nga San Siro, trajneri portugez komentoi lajmin për Sky Sport ku konfirmoi shkarkimin e tij.
Ai u shpreh se e ka ndërgjegjen e pastër dhe ka bërë gjithçka ka mundur.
“Kam folur me drejtuesit, është e vërtetë: Unë jam jashtë Milanit. E kam ndërgjegjen e pastër sepse kam bërë gjithçka çfarë munda”, deklaroi Fonseca.
Portugezi Sergio Conceicao pritet në Milano të hënën më 30 dhjetor. Ai do të jetë trajneri i ri i kuqezinjve.