Aplikacion
Inter e mbylli në avantazh pjesën e parë me një gol të shënuar në minutën e fundit nga Taremi, ndërsa dyfishoi rezultatin në nisje të pjesës së dytë me anë të Lautaro Martinez.
Lajm i keq për ‘zikaltërit’ ishte dëmtimi i Çalhanoglu në minutën e 35-të, i cili u zëvendësua nga mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.
I gjendur përballë një disavantazhi të tillë, Milan nuk u dorëzua por arriti të përmbysë rezultatin e ndeshjes.
Hernandez hapi serinë e golave për të besuarit e Sérgio Conceição, ku me një goditje dënimi të realizuar në mënyrë perfekte, e dërgoi topin në rrjetë tokazi në minutën e 52-të.
Përmbysja e madhe erdhi pas golave të Pulisiç në minutën e 80-të dhe Abraham në minutën e 93-të, duke i dhënë ‘kuqezinjve’ trofeun prestigjoz.
Derbi i Madoninës u zhvillua në stadiumin “Al-Awwal Park” të Riad në Arabinë Saudite.