zoom

Politikë

Mijëra dollarë shpenzime që Rama të marrë një çmim nga Hillary Clinton në SHBA

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë jo-zyrtare.

Ai është ftuar në New York nga ish zonja e parë dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e cila në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë çmimin “Voices of Solidarity Award” për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë që janë strehuar në vendin tonë, një çmim pa ndonjë rëndësi të veçantë, për më tepër qe jepet nga një politikane në pension.

Natyrisht që një çmim i tillë mund t’i vlejë vetëm Ramës në aspektin persona dhe politik për ta përdorur në luftën kundër opozitës, por nuk ka asnjë vlerë për shtetin shqiptar, për sa kohë bëhet fjalë një çmim individual dhe aq më shumë kur jepet nga një OJF.

Por a ja vlen që për një çmim të tillë shteti shqiptar të paguajë një kosot shumë të shtrenjtë financiare duke përfshirë udhëtimin dhe akomodimin.

Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara prej së premtes dhe sipas burimeve pranë qeverisë do të qendrojë atje deri në datën 6 dhjetor, kur edhe pritet të bëhet shpërndarja e çmimeve.

Pra në total ai do të qendrojë minimalisht 4 ditë në kryeqendrën e botës, ku edhe çmimet janë tepër të shtrenjta, si të akomodimit në hotel ashtu edhe ato të qendrimit. Nga vetëm një kërkim i thjeshtë në booking sheh se çmimet mesatare të akomodimit në hotelet deri në 1.5 kilometra larg qendrës variojnë mesatarisht nga 400 deri në 500 dollarë dhoma teke. Natyrisht që kjo vlerë është më e lartë nëse dhomat janë të tipit superior ose suita.

Këto kosto shumëfishohen nëse marrim parasysh që kryeministri nuk ka udhëtuar vetëm drejt SHBA-së.

Por këto shpenzime nuk janë asgje në krahasim me ato të udhëtimit. Nuk dihet me saktësi nëse kryeministri ka udhëtuar drejt SHBA-së me avionin e tij privat, duke qënë se ai arrin të kryejë edhe udhëtime transoqeanike. Por nëse Rama ka fluturuar për në SHBA me avionin kryeministror, atëherë kostoja e udhëtimit është shumë herë më e lartë. 

Një fluturim direkt nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara zgjat nga 8 deri në 9 orë vajtje dhe po aq në kthim. Pra në total zgjat nga 16 deri në 18 orë. Nisur nga fakti që një orë fluturim me avionin kryeministror kushton afro 15 mijë dollarë, atëherë fluturimi i kryeministrit mund të ketë kushtuar nga 240 deri në 270 mijë dollarë. 

Natyriaht kjo shifër do jetë më e ulët nëse kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron kanë zgjedhur të udhëtojnë me avion komercial.

Gjithësesi në të gjitha rastet bëhet fjalë për një kosto shumë të lartë që duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë që kryeministri i tyre të marrë një çmim simbolik nga një shoqate amerikane.