zoom

Bota

Mickoski i jep dy ditë afat Zaevit: Nëse nuk dorëhiqet e rrëzojmë

Hristijan Mickoski këmbëngul se ka arritur të krijojë shumicën e  re parlamentare me 61 deputet. Ndaj ai i la afat deri të hënën kryeministrit aktual Zoran Zaev që të dorrëzoijë dorëheqjen, pasi në të kundërt ai do ta rrëzojë në Kuvend.

“Janë nënshkruar për një gjë dhe ajo është se Qeveria e Zoran Zaev nuk ka legjitimitet dhe kredibilitet. Unë do të doja të kishim qeveri politike e cila do të ketë kapacitet të plotë dhe do ta çojë mandatin deri në vitin 2024”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nëse nuk formohet qeveria në Kuvend, Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Çdo Qeveri tjetër përpos asaj me peshë politike nuk është opsion. Derisa nuk mund të formojmë Qeveri me peshë politike, do të duhet të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

I pyetur nëse do të pranonte Qeveri teknike me BDI-në brenda saj, Mickoski u përgjigj duke thënë se njëri nga qëllimet është që BDI-ja të largohet nga pushteti.

“Nuk e kam problem të jem në cilën do Qeveri ku ka shumicë, por në këtë rast shumicën e kemi me ASH-AAA dhe Lëvizjen Besa dhe qëllimi im në këto zgjedhje, përveç fitores ndaj LSDM-së ishte edhe ta zhvesh nga pushtetit BDI-në. E përsëris, BDI-në ta zhvesh nga pushteti”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët sot deklaruan se shumica e re parlamentare është rezultat i nevojës për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Nga partia e Ziadin Selës thonë se zgjedhjet e ardhshme do të organizohen pa BDI-në dhe LSDM-në.

“Vendi do të ketë Qeveri të re pa LSDM dhe BDI dhe nuk ka më kthim mbrapa. Shumica e re është përgjigja më e mirë ndaj thirrjeve të Presidentit Biden, BE-së dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Erdhi fundi i qeverisjes me funksionarë që janë në listën e zezë të SHBA-ve”, njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ditëve në vijim do të vazhdojnë konsultimet me partnerët që nënshkruan për formimin e shumicës së re parlamentare. Ndërkohë lideri i të majtës Apsiev njoftoi sot se e mbështet shumicën, por nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë.