zoom

Aktualitet

Meteorologia bën parashikimin e motit për fundjavën: Reshje dhe erë e fortë

Kjo fundjavë do të shoqërohet nga vranësira dhe reshje shiu.

Meteolorogia Lajda Porja tregoi se reshjet do të rikthehen të dielën, ndërsa e shtuna do të jetë e dominuar nga vranësirat.

Temperaturat do të jenë të larta, por do të shoqërohen nga erë e fortë dhe në det do të ketë dallgë.

“Sa i përkes së shtunës dhe së dielës, pritet që sot gjatë natës të kemi ndryshim të masave ajrore. Tashmë kjo masa e ftohtë po largohet drejt vendeve lindore duke sjellë një masë ajrore me origjinë perëndimore, e cila do të sjellë menjëherë një rritje të temperaturave duke bërë që e shtuna të ketë rritje me të paktën 2-3 gradë në të paktën orët e para të mëngjesit dhe rritje në mesditë. Presim që zonat malore të ngjiten deri në 3 gradë dhe maksimalet të ngjiten në 22 gradë përgjatë së shtunës, megjithatë do të shtohen ndjeshëm vranësirat. Parashikohet që vranësirat të jenë prezente në pjesën e dytë të së shtunës ku në disa zona veriperëndimore dhe të qendrës përfshirë Tiranë, Elbasan, Librazhd të ketë momente të pakta me pika shiu. Dita e diel do të ndryshojë totalisht tablonë e motit. Mbetemi me temperatura mjaft të larta, minimalet ngjiten në 5-6 gradë në zonat malore, maksimalet në 23-24 gradë.

Dita e diel, që nga mesdita e në vijim do të sjellë zhvillim të vranësirave, reshje që më së shumti do të jenë shiu për shkak të temperaturave. Në majat e maleve, reshjet do të jenë në formën e dbëorës. Parashikohet që herë pas here të kemi ndërprerje të tyre dhe intervale me kthjellime, kështu që dita e diel do t’i ketë të gjiitha nuancat si një ditë pranvere sa u përket temperaturave, si një ditë vjeshte sa u përket vranësirave dhe herë pas here, reshje.

Parametri problematik do të jetë i erës, duke filluar që sonte gjatë natës, kemi një shtim të intensitetit të erës, do të jetë një erë e ngrohtë me origjinë nga jugu, megjithatë do të jetë mjaft e fortë duke sjellë probleme në trafikun detar, sidomos të shtunën dhe të dielën ku shpejtësia e erës do të jetë 65 km/h duke sjellë det të trazuar”, tha Lajda Porja./ Zoom.al

Postime të lidhura