zoom

Aktualitet

Meteorologët tregojnë si do të jetë moti nesër

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 16°C
në zonat e ulëta 0 deri 22°C
në zonat bregdetare 6 deri 20°C

Postime të lidhura