Aplikacion
Kreu i Shtetit, e cilëson si dramë ndryshimet kushtetuese të PS-PD të vitit 2008, ku u kalua në lista të mbyllura dhe që sipas tij, kanë sjellë një demokraci fasadë.
Postimi i Ilir Metës:
Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli.
Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë.