zoom

Politikë

Meta shpërndan thirrjen e Papa Françeskut

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin për paqe të Papa Françeskut. Mesazhi ka në thelb lutjen për paqe në Ukrainë dhe për popullin i cili po vuan prej disa ditësh nga sulmet ruse. Kreu i shtetit kërkon nga qytetarët shqiptarë që të luten dhe të angazhohen për të forcuar demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

MESAZHI I METËS:

Sot më 2 mars, ju ftoj t’i bashkohemi thirrjes së Papë Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë dhe për popullin heroik të Ukrainës që më shumë se kurrë, përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave europiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror. Le të lutemi për paqe por të angazhuar fuqimisht për të forcuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të sovranitetit, të përkushtuar në zhvillimin e vendit, e duke shërbyer si promotorë të harmonisë dhe paqes kombëtare, rajonale e më gjerë, të palëkundur në krah të NATO-s dhe të vendosur në rrugën e integrimit europian. ???? #StandëithUkraine