zoom

Lajme

Meta puth në faqe anëtaren e partisë: Punon sa 20 burra bashkë, do mundim dhe partinë e Kinës!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa sfidoi bashkëshorten Monika Kryemadhi që të konkurrojë dhe votohet bashkë me të për Kryesi, ka vlerësuar publikisht para mediave një anëtare të kësaj strukture politike, Eriseldën, duke thënë se punon më shumë se 20 burra.

Meta tha se ata do të mundim dhe partinë e Kinës, teksa i referohej ritmit të punës së anëtares në fjalë.

“Sikur të gjithë të punojë si kjo grua, që punon sa 20 burra, që presin të marrin poste sikur do të bien nga qielli. Do të mundim dhe partinë e Kinës”, tha ai ndër të tjera. /ZOOM.AL/