Aplikacion
“Ministra dhe zyrtarë kanë vetëm një synim që të vjedhin. Inceneratori i Tiranës merr miliona euro nga Rama dhe Veliaj. Inceneratori që nuk ekziston edhe dje mori vetëm 800 mijë euro të tjera. Veliaj është i kallëzuar për rolin e tij korruptiv por drejtësia nuk vepron. Rama është arkitekt i vjedhjes shtetërore me 3 incenetarorë duke vendosur qeverinë dhe ministrat e tij në funksion të këtyre skemave zhvatëse që kanë treguar se sa thellë janë të gatshëm ata për ta future dorën pa mëshirë në xhepin e qytetarëve”, u shpreh ish-presidenti.
Meta u ndal edhe në zhvillimet e fundit në Parlament. “Parlamenti është kapur për fyti nga Rama për shndërrimin në një zyrë të qeverisë që miraton ligje vetëm për të vjedhur. Bllokimi i komisioneve hetimore është dëshmi e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari, përjashtimi i deputetëve të opozitës është një mjet agresioni i hapur ndaj opozitës në mënyrë që ajo të asgjësohet në funksionin e saj dhe korrupsioni i qeverisë të mos njihet nga shqiptarët”, tha ai. /ZOOM.AL/